Zjarri në parkun e autobusëve në Durrës, policia jep detaje: U dogjën 8 autobusë

Zjarri në parkun e autobusëve në Durrës, policia jep detaje: U dogjën 8 autobusë

Policia e Durrësit ka dhënë detaje shtesë lidhur me zjarrin e rënë një ditë më parë në parkun e autobusëve, ku si pasojë u dogjën tetë autobusë që ndodheshin jashtë funksionit. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë përfunduar veprimet e para hetimore dhe kanë referuar materialet në Prokurori, duke e klasifikuar ngjarjen si aksidentale. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve, e cila më pas ka përfshirë edhe mjetet e tjera të parkuara pranë. Autoritetet policore bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar.