Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike
Që prej pasdites së djeshme, 102 kontejnerët që ndodhen në hapësirën e një subjekti privat në Spitallë, me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, kanë nisur të zhvendosen drejt një lokacioni tjetër, po në afërsi të zonës. Kontejnerët me mbetjet e dyshuara toksike u zhvendosën në fshatin Vrinë, pranë Shënavlashit, në afërsi të zonës së pallateve të ndërtuara për të pastrehët e tërmetit. Procesi po kryhet me urdhër të Prokurorisë së Durrësit dhe me mbikëqyrjen e autoriteteve ligjzbatuese. Zhvendosja synon menaxhimin e sigurt të materialeve dhe vijimin e procedurave ligjore për trajtimin e tyre. Në operacion po asiston edhe Policia e Durrësit për garantimin e sigurisë gjatë transportit dhe zhvendosjes.
Burimi:
javanews.al