Zhvendosen kontenierët me mbetje, policia i dërgon në një zonë të fshatit Vrinë të Durrësit

Zhvendosen kontenierët me mbetje, policia i dërgon në një zonë të fshatit Vrinë të Durrësit

Pasi kanë qendruar prej më shumë se një viti në Porto Romano, mëngjesin e kësaj të diele ka nisur zhvendosja e 102 kontejnerëve me mbetje toksike të kompanisë “Kurum”. Kontejnerët u dërguar në fshatin Vrinë, pranë Shënavlashit, në afërsi të lagjes së me pallate të ndërtuara për të pastrehët e tërmetit. Shkak i lëvizjes nga vendi ku qëndronin prej rreth 1 viti e gjysmë u bë kërkesa e vazhdueshme e banorëve që kërkonin largimin e tyre, nga frika e kontaminimit. Procesi po kryhet me urdhër të Prokurorisë dhe nën mbikëqyrjen e autoriteteve. Zhvendosja synon menaxhimin e sigurt të materialeve dhe vijimin e procedurave ligjore për trajtimin e tyre. Në operacion asistuan edhe Policia e Durrësit për garantimin e sigurisë gjatë transportit. Për skandalin me mbetjet...