Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato ka takuar sot në 25 shkurt bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin. Gonzato nënvizon se proceset zgjedhore të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Po ashtu, ai shton se në këtë takim ka nënvizuar rëndësinë e reformës zgjedhore për të rritur transparencën në financimin e partive politike, për të garantuar pavarësinë e administratës zgjedhore dhe për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore. “Proceset zgjedhore të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Dje u takova me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri...
Burimi:
javanews.al