Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në Sarandë

Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në Sarandë

Është zbuluar një tjetër”shtëpi bari” në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se gjatë një operacioni të policisë në në lagjen nr. 2 të qytetit në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari” është zbuluar një “shtëpi bari”. Mësohet se një apartament në një pallat disakatësh ishte përshtatur  për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës. Kujtojmë që kjo ëhstë banesa e dytë që zbulohet brenda muajit në Sarandë e cila ishte kthyer në “shtëpi bari”.