Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura është zbuluar këtë të martë në Sarandë. Burime paraprake bëjnë me dije se Policia ka ndërhyrë në lagjen nr. 2 të qytetit, në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”, ku dyshohet se funksiononte një tjetër e ashtuquajtur “shtëpi bari”. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një apartament në një pallat disakatësh, i cili ishte përshtatur posaçërisht për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës. Ambienti dyshohet se ishte i pajisur me infrastrukturë të dedikuar për ndriçim dhe ventilim artificial, tipike për këtë lloj aktiviteti të paligjshëm. Operacioni policor është ende...
Burimi:
shkodraweb.com