Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike
Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike Pas një operacioni njëmujor, të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokuroria Vlorë, është finalizuar zbulimi i një ambienti të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në qytetin e Sarandës. Ambienti ndodhej në rrugën Butrinti, në zonën e njohur si “Turizmi”, dhe ishte përshtatur brenda një apartamenti pallati, ku ishin instaluar llamba ndriçimi për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe aparatura të tjera ndihmëse. Gjatë operacionit është kapur në flagrancë një shtetas nga Tirana, i cili kujdesej për kultivimin e bimëve narkotike. Janë sekuestruar bimë narkotike në proces mbjelljeje dhe tharjeje. Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb
Burimi:
shkodraweb.com