Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Policia e Fierit ka zbuluar në Patos një subjekt ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara. Në pranga u vu pronari i subjektit 50-vjeçari me iniciale Xh. H., si dhe u sekuestruan 4 automjete pjesërisht të çmontuara dhe pjesë automjetesh. Nga verifikimet rezultoi se 50-vjeçari nuk ishte i pajisur me licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti. Njoftimi i Policisë Fier Zbulohet në Patos, një subjekt ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara. Vihet në pranga pronari i subjektit. Sekuestrohen 4 automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i punës hetimore të kryer për një rast të kryerjes së aktivitetit ekomonik, me produkte të kontrabanduara, arrestuan...