Zbulohet magazina me 1 mijë rrënjë kanabis në Lezhë
Një magazinë me 1 mijë rrënjë kanabis është zbuluar në Lezhë. Sipas burimeve, magazina e zbuluar nga policia ndodhej pranë superstradës Lezhë–Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Përveç bimëve të kanabisit, u sekuestruan edhe sende të ndryshme për kultivimin, ndriçimi artificial dhe sisteme ajrosjeje. Gjithashtu për rastin ka persona të arrestuar nga policia e Lezhës.
Burimi:
opinion.al