Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, 3 të arrestuara, u sekuestrohen paratë
Tre shtetase të huaja janë vënë në pranga në Tiranë, pasi u kapën duke ushtruar prostitucion në një apartament në bulevardin “Zogu i parë”. Në një apartament të marrë me qira, në bulevardin “Zogu i parë”, ushtronin prostitucion, vihen në pranga 3 shtetase të huaja. Procedohen penalisht 6 shtetas që dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, si dhe 4 celularë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative, për goditjen e rasteve të përshtatjes së apartamenteve të marra me qira, për ushtrim të prostitucionit, finalizuan operacionin policor “Rental house”. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetaset kineze T. L. dhe Y. J., si dhe shtetasja...