Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës, procedohen dy braziliane, e pësojnë edhe dy klientët shqiptarë

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës, procedohen dy braziliane, e pësojnë edhe dy klientët shqiptarë

Procedohen dy shtetase braziliane, të cilat kishin përshtatur apartamentin për ushtrim prostitucioni. Policia bën me dije se ka nisur procedim penal edhe ndaj dy “klientëve” shqiptarë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh. Njoftimi: Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Si rezultat i...