Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

Një operacion i befasishëm i Policisë së Fierit, i zhvilluar pasditen e sotme në fshatin Suk të bashkisë Roskovec, është finalizuar me sekuestrimin e një arsenali armësh dhe lëndësh narkotike. Sipas burimeve policore, operacioni ka nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative. Fillimisht, blutë kanë ushtruar kontroll në një lokal në zonën e Sukut, ku kanë gjetur sasi lënde narkotike (doza të gatshme për shitje). Gjetja e drogës ka bërë që policia të zgjerojë perimetrin e kontrollit, duke ushtruar “kontroll blic” në banesën e shtetasit Adiol Hada. Arsenali në banesë Gjatë kontrollit të imtësishëm në shtëpinë e Hadës, agjentët e policisë zbuluan një arsenal të vërtetë armatimi të fshehur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 armë zjarri automatike (Kallashnikovë); 2 armë zjarri...