Zbulohen 80 kg kokainë në kontejner/ Kapen mat dy shqiptarë në Spanjë, droga vinte nga Ekuadori
VIGO ESPANA Porti i Vigos në Spanjë është rikthyer sërish në skenën e një goditjeje kundër rrjeteve ndërkombëtare të narkotrafikut. Në një operacion të përbashkët të Gardës Civile dhe Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, autoritetet kanë sekuestruar një ngarkesë me më shumë se 80 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner që vinte nga Ekuadori. Operacioni përfundoi me arrestimin e dy shtetasve me kombësi shqiptare, të dyshuar si pjesëtarë të një organizate kriminale që synonte të “rimerrte” drogën brenda zonës portuale. Suksesi i operacionit forcon mbikëqyrjen mbi një nga rrugët më aktive të futjes së lëndëve narkotike në Evropë. Ky sekuestrim përbën kapjen e dytë të madhe të kokainës në portin e Vigos gjatë këtij viti, duke konsoliduar efektivitetin e njësive të analizës...
Burimi:
syri.net