Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së 67 vjeçarit Hysni Ymeri më 29 dhjetor në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër. Proda ka përgëzuar strukturat hetimore të policisë Shkodër për zbardhjen e ngjarjes dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mjaft efikas me Prokurorinë e Shkodrës. Ai theksoi se zbardhja e kësaj ngjarje dekurajon veprimtarinë kriminale dhe forcon më tej besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit. “Falënderoj dhe përgëzoj publikisht Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, strukturat hetimore dhe të gjitha forcat e angazhuara, si dhe Prokurorinë, për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional që çoi në zbardhjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale, të kryer me përdorimin e lëndës eksplozive të komanduar në distancë. Ky është një nga rastet ku pasqyrohet...