Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pesë ditë më parë në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në makinën e një qytetari. Operacioni i koduar “Porosia” ka çuar në pranga 7 persona, ndërsa një tjetër që ndodhet në burg është identifikuar si porositësi i këtij sulmi. Nga hetimet doli se i burgosuri S. N. kishte urdhëruar vendosjen e eksplozivit në mjetin e shtetasit O. K., ndërsa autori kryesor që vendosi lëndën plasëse është 32-vjeçari J. G. Ky i fundit u ndihmua nga disa shokë të tij, të cilët i treguan vendndodhjen e makinës, i dhanë biçikletën me të cilën lëvizi natën e ngjarjes dhe e strehuan pas shpërthimit. Tre persona të tjerë u arrestuan pasi ndihmuan autorin të largohej me...
Burimi:
javanews.al