Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi
Aleksandër Vuçiç komenton “planin sekret” amerikan që detyron Serbinë të njohë Kosovën. Presidenti nxitoi që të hidhte poshtë pretendimin e ish-diplomatit Nebojsa Vujoviç, i cili më herët tha se takimi i ministrit të Jashtëm, Marko Gjuriç, me sekretarin e shtetit, Marco Rubio, në Uashington, u bë për të vulosur marrëveshjen e fshehtë për njohjen e pavarësisë, në mënyrë që Vuçiç të qëndrojë në pushtet. Presidenti serb tha se takimi me Rubion nuk ishte aspak i planifikuar dhe se kreu i diplomacisë serbe e takoi atë krejtësisht rastësisht. “Nuk më shkon ndërmend të pranoj ndonjë njohje të ‘Kosovës’. Jo me Marco Rubio-n, por vetëm me Shën Pjetrin diskutoj për ‘Kosovën’. Kosova është Serbi. Ishte dhe do të jetë. Fundi i historisë”, tha Vuçiç. Vetë kryediplomati serb...
Burimi:
javanews.al