Vrau të dashurën në rrethana makabre, Prokuroria çon në gjyq 31-vjeçarin

Vrau të dashurën në rrethana makabre, Prokuroria çon në gjyq 31-vjeçarin

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 31-vjeçarin i akuzuar për vrasjen e 52-vjeçares, ngjarje kjo e ndodhur korrikun e kaluar në qytetin e Pogradecit. Sipas hetimeve, viktima u gjet e pajetë në banesën e saj, ku u konstatuan disa vatra zjarri dhe shenja dhune në trup. Ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se vdekja ishte pasojë e shokut traumatiko-hemoragjik, e shkaktuar nga plagë me mjete prerëse. Në banesë u sekuestruan disa thika të përgjakura, ndërsa analizat biologjike konfirmuan se mjetet e krimit dhe gjurmët e gjakut i përkisnin viktimës. Pamjet filmike treguan se i dyshuari kishte hyrë në banesë në orët e mbrëmjes dhe është larguar vetëm në orët e para të mëngjesit, pasi ka hedhur qese me sende në koshin e mbeturinave....