Vrau partneren para syve të fëmijës, gjykata lë në fuqi burgun e përjetshëm për shqiptarin
Gjykata e Krimeve të Rënda e Meurthe-et-Moselle në Francë la në fuqin dënimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin Liridon Berisha. Liridon Berisha vrau partneren e tij Stephanie Di Vincenzo në maj të vitit 2021. Stephanie Di Vincenzo, vetëm 22-vjeçe, u godit me thikë në mes të rrugës, ndërsa përpiqej të shpëtonte duke kërkuar ndihmë nga komisariati i Hayange, vetëm disa metra larg banesës së saj. Prokurori i përgjithshëm, Nicolas Burkel, e përshkroi aktin si ‘jashtë çdo normale për nga dhuna’. ‘As prania e dëshmitarëve dhe as ajo e vajzës nuk e pengoi të vazhdonte aktin. Ai e goditi për ta dobësuar dhe më pas i dha goditje poshtëruese mbi trupin e saj’, tha ai. Skena makabre ndodhi para syve të fëmijës 4-vjeç të çiftit,...
Burimi:
syri.net