Vrau me thikë të dashurën 52-vjeçare dhe më pas i vuri zjarrin banesës, Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim Ilirjan Selmanin
Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin që masakroi me thikë të dashurën 52-vjeçare Kozeta Teço dhe më pas i vuri flakën banesës për të fshehur gjurmët. Njoftimi: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin I.S. për veprën penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79/e i Kodit Penal ndaj viktimës K.T. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1064, viti 2025, rezultoi se në lagjen nr.1 në qytetin e Pogradecit kishte rënë zjarr në një banesë dhe dyshohej një viktimë, e identifikuar më vonë si shtetasja K.T. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ku u gjetën disa vatra zjarri, si dhe nga këqyrja e parë...
Burimi:
syri.net