Vrau me thikë Egli Pashollarin, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin

Vrau me thikë Egli Pashollarin, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Gazmend Buçpapajn i cili u arrestua mbrëmjen e së hënës në Tropojë, si autor i vrasjes së Egli Pashollarit më 20 shkurt tek ish-Parku në Tiranë. Mbrojtja e tij duke iu kërkuar falje familjes së të ndjerit në emër të autorit, tha se Gazmend Buçpapaj duhet të lihet në një masë më të lehtë sigurie me pretendimin që është vetëdorëzuar në polici dhe nuk ka rrezik ikje. Sipas avokatit, për dinamikën e ngjarjes, viktima dhe autori ja janë konfliktuar për bllokimin e rrugës. Egli Pashollari sipas dëshmisë së autorit, ka bllokuar  rrugën dhe pasi i ka rënë borisë, Pashollari është afruar dhe ka sharë dhe ofenduar autorin. Më pas ka ikur dhe ka nisur të ec shumë avash, në...