Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, 37-vjeçari shqiptar dënohet me 14 vjet burg
37-vjeçari shqiptar Artur Cerria, është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg për vrasjen e bashkëkombësit të tij, 38-vjeçarit Dritan Xhepaxhiu, i njohur edhe si Idrizi, raportojnë mediat italiane. Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 gusht 2024, në Tavullia të Italisë, kur Xhepaxhiu humbi jetën pas një konflikti mes palëve. Sipas hetimeve, Cerria kishte pranuar autorësinë e vrasjes, ndërsa prokuroria e konsideroi ngjarjen si vrasje me dashje. Nga dosja hetimore mësohet se përplasja dyshohet se kishte ardhur pas një përshkallëzimi konfliktesh, ku viktima ishte paraqitur në banesën e Cerrias së bashku me dy persona të tjerë, të armatosur me mjete të forta. Autopsia ka konfirmuar se janë kryer disa goditje me thikë, njëra prej të cilave rezultoi fatale. Gjatë seancës në Gjykatën e Pesaro-s, mbrojtja e...
Burimi:
syri.net