Vrau me çekiç pas sherrit banal Petrit Ndoun, arrestohet autori 28-vjeçar dhe dy shokët e tij për moskallëzim krimi

Vrau me çekiç pas sherrit banal Petrit Ndoun, arrestohet autori 28-vjeçar dhe dy shokët e tij për moskallëzim krimi

28-vjeçari Andi Vokrri, qëe goditi për vdekje me çekiç 57-vjeçarin Petrit Ndou, është arrestuar nga policia. Gjithashtu janë vënë në pranga edhe 2 persona të tjerë, shokë të autorit, Lorenc Goga dhe Fation Kulla, për moskallëzim krimi, pasi kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.Lexo edhe :Related Posts Sipas njoftimit zyrtar janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi. Mësohet se gjithçka nisi me një konflikt verbal mes tyre se kush kalon i pari me makinë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Thumanë-Krujë, në një rrugë rurale pranë fshatit Bushnesh. “Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e...