Vrau bashkëmoshatarin/ Prokuroria dërgon në gjyq të miturin, babain dhe xhaxhain e tij për pengim të së vërtetës
Vrau pas një konflikti bashkëmoshatarin në fshatin Pirg, Prokuroria e Korçë dërgon në gjyq për ‘Vrasje’ të miturin dhe babain e xhaxhain e tij për pengim të së vërtetës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin e mitur E.G., për veprën penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ e parashikuar nga neni 79/a/ë i Kodit Penal si dhe shtetasit E.G., R.G. dhe F.Ç, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtëtës" parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1155/2025, rezultoi se, më datë 14.08.2025, rreth orës 17:30, strukturat e Policisë u njoftuan se në Spitalin Rajonal të Korçës ishte transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore i...
Burimi:
syri.net