Vrau 57-vjeçarin me çekiç në Thumanë/ Arrestohet autori, në pranga dhe dy persona të tjerë
Policia ka arrestuar 28-vjeçarin, Andi Vokri, teksa dyshohet se vrau me çekiç një 57-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Po ashtu në prangat e Policisë janë vënë dhe dy shtetas të tjerë, Lorenc Goga 26 vjeç , dhe Fation Kulla 23 vjeç, për moskallëzim krimi, pasi rezulton se ata kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit. Po ashtu, blutë kanë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi. ‘Nga hetimet ka rezultuar se më datë 20.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur...
Burimi:
syri.net