Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, arrestohet autori
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Skerdilajd Isufi në Kavajë, ngjarje që ndodhi pas konfliktit për parkimin e makinës. Në pranga ka rënë Land (Puja) Derjai, i cili pas sherrit dyshohet se goditi disa herë me thikë Skerdilajd Isufin, që ndërroi jetë pas plagëve të marra. Autori i dyshuar i kishte kërkuar të ndjerit të largonte makinën, por ai kishte refuzuar, çka solli një konflikt verbal që u përshkallëzua në përdorimin e thikës, që rezultoi fatale për 48-vjeçarin. “Goditi disa herë me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 48-vjeçar i cili si pasojë humbi jetën, Policia, pas disa orësh kërkimesh, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që autori...
Burimi:
opinion.al