Vrasja e vitit 2018 zgjidhet pas 8 vitesh? Arrestohen dy vëllezërit, policia sekuestron kallashnikovë
Dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018 në qarkun Dibër, janë arrestuar gjatë një operacioni të koordinuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër dhe DVP Gjirokastër. Operacioni, i koduar “Twins”, çoi në arrestimin e dy shtetasve, K. K., 39 vjeç, dhe K. K., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër. Gjatë kontrollit të banesave të tyre, autoritetet sekuestruan 3 armë zjarri, përfshirë 2 kallashnikovë dhe 1 pushkë, një thikë, 3 krehëra, municion luftarak, një maskë dhe 3 aparate celularë. Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse ato janë përdorur në vrasjen e vitit 2018 ose në...
Burimi:
ntv.al