Vrasja e Santiago Malkos, Leonard Duka kërkon pafajësi, nëna e ish-policit dënim me vdekje

Vrasja e Santiago Malkos, Leonard Duka kërkon pafajësi, nëna e ish-policit dënim me vdekje

Pas pretencës së SPAK që kërkoi dënimin me 32 vite burg, Leonard Duka ka bërë mbrojtjen këtë të hënë duke mohuar se ka gisht në vrasjen e Santiago Malkos. Avokatja Melina Gjeta: Konkluzionet e SPAK nuk janë të bazuara në prova dhe ligj. Ska asnjë provë, por vetëm deduksione të krijuara nga një proces hetimor jo i plotë dhe i paragjykuar, më shumë të bazuara në histori të raportuara në media. Dëshmitari Blendi Teta, ka deklaruar para gjykatës që është kërcënuar dhe vënë në presion nga Polici e Shtetit dhe Ervis Martini dhe këto janë shkelje të rënda të ligjit. Dëshmia nuk i shërben me të vërtetës, por fabrikim të provës. Dëshmia e Tetës i cili pretendon në Gjykatë se e ka dhënë në presion...