Vrasja e Renis Dobrës, detaje nga dosja hetimore: Shenja laku në qafë, tiroidja e dëmtuar i shkaktoi vdekjen…Zbardhet dëshmia e kushëririt
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 zbuloi detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Renis Dobrës nga Zenishti i Matit më 8 korrik të këtij viti. Në dokumentarin e publikuar këtë të martë, tregohet se si familjarët e Renisit zbuluan së pari shapkën e djalit të tyre e më pas trupin e tij buzë Liqenit të Shkopetit. Renis Dobra, nga fshati Zenisht i Matit, mbrëmjen e datës 8 Korrik 2025 ndërsa po kthehej në banesën e tij në drejtimin e automjetit ‘Mercedes Benz’ në pronësi të babait të tij, ishte ndaluar në rrugë dhe më pas, ishte gjetur i pajetë në fundin e një rrëpire në bregun e liqenit të Shkopetit, i mbytur me litar, ndërsa automjeti kishte përfunduar në thellësi të ujërave të liqenit. Në dosjen hetimore thuhet se në datën 8 Korrik 2025, rreth...
Burimi:
javanews.al