Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, lirohet ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s Arbër Paplekaj që ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në qytetin e Elbasanit. Pas dënimit me 22 vite burg nga shkalla e parë ai kërkoi rihapjen e procesit ku përfundimisht u dënua me 7 vite heqje lirie. Nga këto, atij i kanë mbetur edhe 6 muaj e 1 ditë dënim, afat kohor, të cilin do e përfundojë në liri. Kujtojmë që Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ndryshoi vendimin e gjykatës së Elbasanit, e cila më 22 korrik 2023, e dënoi me 22 vite duke i ulur 15 vite nga dënimi. Gjykata e Apelit ndryshoi dhe akuzën nga ‘vrasje në rrethana cilësuese’ në ‘vrasje në...