Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali/ Algjeriani del në Apel më 8 prill, shqyrtohet vendimi i dënimit me 18 vjet burg
Më 8 prill, Gjykata e Assise e Apelit në Ankona do të shqyrtojë çështjen e Fatah Melloul, 30 vjeç, shtetas algjerian, i dënuar në shkallë të parë me 18 vite burg për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri, pas një konflikti rrugor. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht 2023, në rrugën “Cilea”, ku pas një debati për qarkullimin rrugor, Melloul mori fucinën e një arme zhytjeje që e mbante në sediljen e pasme të automjetit dhe e goditi për vdekje të riun shqiptar në gjoks. Viktima ndodhej në makinë me vëllain dhe disa miq, ndërsa autori ishte i shoqëruar nga e fejuara. Sipas hetimeve, një radhë automjetesh pranë një rrethrrotullimi ndezi tensionet mes palëve dhe debati verbal përfundoi tragjikisht me vrasjen e 23-vjeçarit, i...
Burimi:
syri.net