Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për katër personat e dyshuar për vrasjen e 67-vjeçarit Hysni Ymeri, i cili humbi jetën pas shpërthimit të tritolit në panelin e matësve elektrik të pallatit ku ai banonte. I dyshuari Gert Bushati ka pranuar para hetuesve se është personi që ka vendosur eksplozivin më 27 dhjetor, i cili shpërtheu disa ditë më pas duke shkaktuar vdekjen e viktimës. Sipas deklarimeve të tij, Bushati është shprehur se nuk kishte dijeni se tritoli do të përdorej për vrasje, por vetëm “për të trembur” dikë. Ai ka pohuar gjithashtu se është kontaktuar dhe porositur nga tre shtetasit e tjerë të arrestuar: Edison Hasaj, Ergys Ibrahimi dhe Gjergj Zefi, duke theksuar se roli i tij...