Vrasja e Hysni Ymerit, dalin detajet e reja nga hetimi/ Zbardhen rolet e të dyshuarve, 1 mijë euro për vendosjen e tritolit….

Vrasja e Hysni Ymerit, dalin detajet e reja nga hetimi/ Zbardhen rolet e të dyshuarve, 1 mijë euro për vendosjen e tritolit….

Teksa katër personat e arrestuar në Shkodër si autor të dyshuar për vrasjen me tritol të 67-vjeçarit Hysni Ymeri, pritet të dalin të hënën në gjykatë për caktim mase sigurie, “News 24” ka mësuar detaje të reja nga hetimet e kryera deri më tani.  Njëri prej të arrestuarve, Gerti Bushati dyshohet të jetë paguar 1 mijë euro për të vendosur lëndën plasëse në paketën elektrike të pallatit ku banonte Ymeri, më datë 27 dhjetor, dy ditë para se të bëhej shpërthimi i telekomanduar.  Shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij. Nuk dihet nëse të riut i ishin premtuar para të tjera ose jo. Burime nga grupi hetimor konfimojnë për News 24 se Bushati u tradhtua nga kamerat e sigurisë teksa është fiksuar duke kaluar në zonë, por edhe gjatë kohës që...