Vrasja e gjyqtarit Kalaja? Prokuroria kërkon hapjen e telefonave të Elvis dhe Gjon Shkambit për të parë nëse ka bashkëpunim
A ka pasur apo jo bashkëpunim mes Elvis Shkëmbi dhe xhaxhaxhit të tij për të vrarë gjyqtarin e apelit Astrit Kalaja? Për të vërtetuar këtë dyshim ndaj dy të arrestuarve nën hetim për vrasje të funksionarit të drejtësisë në bashkëpunim, prokuroria ka dërguar dy aparate telefoni që ishin në përdorim të Elvis dhe Gjon Shkëmbit në burg nha dita e krimit në një sallë gjykate. Dy prokurorët e çështjes kanë kërkuar kodin e telefonit nga 30 vjeçari Elvis Shkëmbi dhe xhaxhait të tij, por asnjëri prej tyre nuk e ka vendosur në dispozicion. Në këto kushte është kërkuar ekspertizë nga policia shkencore për të zbërthyer komunikimet në të dy aparatet, për të kqyrur bisedat mes nipit dhe xhaxhait dhe personave të tjerë, çka do të provojë...
Burimi:
syri.net