Vrasja e dyfishtë në Greqi: 22-vjeçari thirret sërish si autor kryesor, avokatët kërkojnë kohë për dosjen
Zhvillime të reja janë shënuar në çështjen e profilit të lartë të vrasjes së dyfishtë në Finikounda, tre muaj pas krimit që tronditi opinionin publik grek. Një 22-vjeçar, i cili ishte paraqitur vullnetarisht në mesin e tetorit, u paraqit të shtunën në Gjykatën e Shkallës së Parë të Kalamatës, ku u mor në pyetje për rreth katër orë. Sipas mediave greke dhe burimeve nga ERT, hetuesi i çështjes i atribuon të riut, të identifikuar me inicialet X.T., rolin e “autorit natyror” të vrasjes së dyfishtë, duke vlerësuar se ai ishte personi që hyri në vendin e ngjarjes natën e krimit. Kjo ndodh pavarësisht se 22-vjeçari e kishte mohuar një rol të tillë në deklaratën e tij të parë, duke u paraqitur si bashkëpunëtor. Avokati i...
Burimi:
syri.net