Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

Leonard Selimi, i afërm i Çajup Selimit, i cili u vra më 1 qershor të 2021 dëshmoi në Gjykatën e Posaçme. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se për këtë krim, i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka rrëfyer se është paguar 25 mijë euro nga Laert Haxhiu. Tafani ka treguar se kur e vrau biznesmenin Selimi, viktima e kishte parë në sy teksa ai e qëllonte, pa e ditur se ku po e kapnin plumbat. “Kur ndodhi vrasja, unë isha në shtëpi. Poshtë katit tim, ishte data 1 qershor, rreth orës 21:00. Nuk dëgjova zhurmë dhe as nuk e pashë autorin. Hapa derën sepse më ra plumbi te dera. Nuk dëgjova krisma armësh. Gjeta plumbin brenda në shtëpi, te koka e krevatit. Ia...