Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, dëshmon partnerja e Franc Çopjas: Nuk ka qenë agresiv…

Në Gjykatën e Brukselit vijoi të enjten procesi ndaj nëntë personave të akuzuar për vrasjen e Ardit Spahiut, krim i ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek. Gjatë seancës së paradites, para trupit gjykues u paraqitën disa dëshmitarë kyç. Mes tyre ishte edhe partnerja aktuale e Franc Çopjas, i njohur në Belgjikë me mbiemrin Gergely, i dyshuar si porositës i vrasjes. Ajo dëshmoi përmes videokonferencës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e përshkruar Çopjan si një njeri besnik, “kurrë agresiv”, që sipas saj “nuk e ngrinte zërin para askujt”. Ajo deklaroi se nuk kishte dijeni për ndonjë veprimtari kriminale të tij dhe këmbënguli në pafajësinë e partnerit. Më herët, një dëshmitar shqiptar nga Elbasani, qyteti i origjinës së viktimës, deklaroi se i njihte familjet Alibej...