Vrasja e 67-vjeçarit në Shkodër, Gjykata e Shkodrës lë në burg 4 të dyshuarit, njëri prej tyre pranon vendosjen e eksplozivit
Gert Bushati është lënë me masën “arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, i dyshuar në vrasjen e Hysni Ymerit. Bushati ka pranuar se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit me datë 27 dhjetor në panelin e matësve elektrik e cila shpërtheu dy ditë më pas duke i marrë jetën 67 vjeçarit. Në deklaratën e tij në polici autori i dyshuar Bushati ka thënë se tre shtetasit e tjerë të arrestuar Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur sasinë e tritolit. Ndërkohë gjykata dha “Arrest me burg” edhe për Gjergj Zefi, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e Hysni Ymerit me tritol. Këta tre shtetas nuk...
Burimi:
vizionplus.tv