No Image Available

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Detaje të reja dhe rrëqethëse kanë dalë në dritë nga vdekja tragjike e Aurora Tilës, 13-vjeçares shqiptare që humbi jetën më 25 tetor 2024 në Piacenza, Itali. Ajo që fillimisht u tentua të shitej si një vetëvrasje, rezultoi të ishte një vrasje mizore e planifikuar nga i dashuri i saj 15-vjeçar, i cili nuk pranonte fundin e lidhjes. Aurora, e vetëdijshme se ishte kapur në rrjetën e një marrëdhënieje mbytëse, i ishte drejtuar ChatGPT-së me pyetje që sot tingëllojnë si një klithmë për ndihmë: “A mendon se duhet ta lë?”, “Kur e lë, ai çmendet, si mund ta dalloj dashurinë e vërtetë nga një dashuri toksike?”. Në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun, avokatja në Itali, Anila Halili, ka zbardhur prapaskenat e...