Vodhi një sasi parash në lokalin ku punonte, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Vodhi një sasi parash në lokalin ku punonte, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas një vjedhjeje të dokumentuar në një subjekt ku ai ishte i punësuar. Shtetasi J. N., kamarier në një lokal, ka vjedhur shuma parash gjatë ditës së djeshme. Pasi menaxheri i lokalit denoncoi ngjarjen, autoritetet filluan hetimet, duke analizuar pamjet filmike dhe realizuar kontroll fizik, ku një pjesë e shumës së vjedhur u sekuestrua si provë materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës, zbardhet dhe dokumentohet një rast vjedhjeje. Kapet dhe vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili vodhi shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar.  Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një pjesë e shumës së vjedhur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të...