Vodhi automjetin gjatë natës në Vlorë, arrestohet 45 vjeçari
Policia e Vlorës finalizoi operacionin policor të koduar ‘Reagimi’ duke vënë në pranga një shtetas. Sipas policisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, u bë identifikimi dhe arrestimi i një 45 vjeçari, banues në Vlorë. Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas. “Vodhi një automjet gjatë natës; falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori. Gjendet edhe automjeti që 45-vjeçari vodhi gjatë natës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta profesionale, në kuadër të operacionit...
Burimi:
vizionplus.tv