Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

Policia e Vlorës ka arrestuar një 53-vjeçar dhe ka nisur hetimet ndaj djalit të tij 26-vjeçar, pas një operacioni kundër kontrabandimit të mallrave dhe medikamenteve mjekësore. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 53-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara nga Italia. Po ashtu Policia bën të ditur se janë sekuestruar medikamentet mjekësore, ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast. Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive dhe i verifikimeve të kryera në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme,...