Vlorë, fëmija goditet nga mushka në kokë, niset me helikopter drejt spitalit/ Shkak rruga e prishur në fshatin Bashaj
Shembja e rrugës në fshatin Bashaj, në një aks rrugor rreth 500 metra, ka detyruar sot Forcat Ajrore të ndërhyjnë me helikopter për të shpëtuar një fëmijë, i cili kishte pësuar një goditje në kokë dy ditë më parë nga mushka. Fëmija ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportua me helikopter drejt spitalit të Vlorës pasi ambulanca nuk mundi të shkonte në zonë për shkak të mungesës së rrugës. Aksi rrugor rezulton i shembur prej pesë ditësh, së bashku me një pjesë të malit, problematikë për të cilën është raportuar edhe ditët e fundit.
Burimi:
javanews.al