Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Vlora 5 ditë pa ujë/ Nisin hetimet për menaxhimin e rrjetit, sekuestrohen kamerat e një biznesi
Pas skandalit në Vlorë, ku banorët ndejtën më shumë se ditë pa një pikë ujë në çezmat e tyre, duket se drejtësia po lëviz. Defekti i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm, që solli ndërprerjen e furnizimit me ujë të mijëra familje, biznese dhe institucione publike, duke krijuar një situatë të papranueshme për një qytet turistik dhe qendër urbane si Vlora, ka sjellë veprimet e para procedurale lidhur me këtë ngjarje. Sipas raportimeve për mediat, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një subjekti privat pranë zonës ku ndodhi defekti, për të dokumentuar me saktësi momentin, rrethanat dhe çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Këto pamje pritet t’i referohen Prokurorisë. Po ashtu burime nga Policia dhe...