Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Vjosa përmbyt dhe autostradën Vlorë-Levan, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
Situata e përmbytjeve në vend vijon të mbetet kritike, ku më e rëndë është në qarkun e Vlorës dhe Fierit. Raportohet se lumi Vjosa tashmë ka depërtuar në autostradën Vlorë-Levan, dhe rreth 500 metra e rrugës është e gjitha e zhytur nën ujë. Aktualisht kalimi i mjeteve në rrugë bëhet me shumë vështirësi. Më herët u raportua që lumi Vjosa ka kaluar urën e Mifolit, ndërkohë vijon evakuimi i banorëve.