Vjedhje në një shkollë në Lezhë, autorët marrin kompjuterat

Vjedhje në një shkollë në Lezhë, autorët marrin kompjuterat

Një vjedhje është zbuluar në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në shkollë dhe kanë marrë disa kompjutera. Ngjarja është konstatuar vetëm pak më parë dhe pritet që kamerat e sigurisë të verifikohen për të identifikuar autorët. Ndërkohë, për rastin është njoftuar edhe policia, e cila pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.