Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Viktima në Durrës nga përmbytjet, prokuroria nis hetimet
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për përmbytjet e rënda në Durrës, që prej dy ditësh kanë prekur qytetin dhe rrethinat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe humbjen e jetës së punonjësit të Ndërmarrjes Komunale Plazh, Astrit Hysenaj. Hetimi po zhvillohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Sipas prokurorisë, po analizohet nëse pasojat kanë ardhur vetëm nga shkaqe natyrore apo edhe nga pakujdesia apo mospërmbushja e detyrës nga institucionet përgjegjëse. Dyshohet se vdekja e Astrit Hysenajt ka ndodhur pasi është marrë nga rrjedha e ujit gjatë verifikimit të situatës në terren. Hetimet paraprake ngrenë dyshime se përmbytja e rreth 250 hektarëve tokë dhe dëmtimi i mbi 1 000 familjeve lidhet me mosfunksionimin e hidrovorit,...