Vijon protesta kundër resortit, banorët përplasen me policinë, tentojnë të bllokojnë punimet

Vijon protesta kundër resortit, banorët përplasen me policinë, tentojnë të bllokojnë punimet

Banorët në Rrjoll të Velipojës janë përplasur sërish me policinë në ditën e tretë të protestës për mbrojtjen e tokave të tyre në zonën bregdetare. Këtë të mërkurë, teksa banorët tentuan t’i bllokojnë rrugën makinerive të punëve, një prej tyre ka rënë pa ndjenja. Sipas banorëve, atyre po u vidhet prona, duke theksuar se fillimi i punimeve në zonë për ndërtimin e një resorti është i paligjshëm. Projekti, i kundërshtuar nga banorët, të cilët thonë se zotërojnë certifikata pronësie, parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh në zonën ranore pranë Velipojës. Sipas planit zhvillimor, masterplani përfshin 33 struktura akomoduese dhe shërbimi me 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, një strukturë hoteli, si edhe disa...