Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e të riut pas aksidentit në Klos

Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e të riut pas aksidentit në Klos

Vijojnë pa ndërprerje operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e Klosit, pas ngjarjes së rëndë të shënuar mbrëmjen e kaluar, ku një i ri dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat. Në terren janë angazhuar polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale, si dhe dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se në operacion po marrin pjesë polumbarë të specializuar dhe 22 ushtarakë, të cilët po kontrollojnë çdo segment të zonës ku dyshohet se është zhdukur 30-vjeçari. Kërkimet po zhvillohen me mbështetjen e dronëve dhe pajisjeve të posaçme, duke shtrirë perimetrin nga ura e Darsës në Klos deri në territorin e bashkisë Mat. Ngjarja lidhet me një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës, kur një automjet tip “Audi”...