Vijojnë rrëshqitjet e dherave në qarkun Gjirokastër, të bllokuara disa rrugë rurale dhe aksi Gjirokastër-Tepelenë

Vijojnë rrëshqitjet e dherave në qarkun Gjirokastër, të bllokuara disa rrugë rurale dhe aksi Gjirokastër-Tepelenë

Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun Gjirokastër vijon të paraqesë problematika në disa bashki, kryesisht për shkak të rrëshqitjeve të dherave, rënies së inerteve dhe bllokimit të akseve rrugore, ndërsa strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile ndodhen në terren dhe në gatishmëri të plotë. Në Bashkinë Gjirokastër rruga e Qafës së Çajupit vijon të jetë e bllokuar, ndërsa kontraktorët po punojnë për hapjen e saj. E bllokuar mbetet edhe rruga e Dhoksatit, ku po vijojnë punimet për pastrim dhe rikthim të qarkullimit. Në qytetin e Gjirokastrës vazhdon puna për heqjen e inerteve nga akset urbane. Në zonën e Lunxhërisë, mbi fshatin Mingul, ka një rrëshqitje masive të një kodre, e cila paraqet rrezik dhe po monitorohet nga strukturat përgjegjëse. Edhe në...