Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj vijojnë edhe këtë të diel. 22 efektivë të Forcave të Armatosura dhe polumbarët e regjimentit të operacioneve special vijojnë kërkimet për të riun që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë. Me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit. Aksidenti u regjistrua në orët e para të së shtunës, ku automjeti tip audi në të cilën udhëtonin dy të rinj doli nga rruga dhe ra në ujë. Drejtuesi 24-vjeçar Andi Losha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, por fati nuk ishte me 30-vjeçarin Jurgen Karaj, të cilin e mori rrjedha e përroit....